Zylfije Hundozi-Pallaska
Doktor e shkencave të mjekësisë
Lind më 1856 në Rahovec. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1987 me temën: ”NDIHMA E ELEKTROMIONEUROGRAFISË NË PROGNOZËN E SËMUNDJES SË MATONEURONIT”(kr). Mr. Zylfije Hundozi-Pallaska doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1997 me temën: ”ELEKTRONIOGRAFIJA NË DIAGNOSTIFIKIMIN E SËMUNDJEVE NEUROMUSKULARE”. Dr. Zylfije Hundozi-Pallaska së pari punoi si mjeke në Klinikën e Neuropsikiatrisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës si asistente e Neurologjia Psikiatrike, kurse tash është docente e Neuropsikiatrisë e Psikologjisë mjeksore, Personaliteti, Shëndeti dhe sëmundja në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 5 punime shkencore dhe është deputete e Kuvendit të Kosoves (2 mandate) me zgjedhjet e lira. Ka marrë pjesë në simpoziume në vend dhe jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.