← Shfleto

Zylfi Azizi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1941 në Miratoc të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1968. Ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në shkurt të vitit 1976 me temën: ” KARAKTERI PREVENTIV I KONTROLLIMIT SISTEMATIK TË ORGANEVE GJENITALE DHE GJINJËVE TE GRATË”(sr). Mr. Zylfi Azizi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në tetor të vitit 1984 me temën:” NDIKIMI KLINIKO-EPDEMIOLOGJIK I SËMUNDJEVE GJINEKOLOGJIKE TE FEMRAT E ZËNA NË PUNË TË KSA TË KOSOVËS”. Dr. Zylfi Azizi së pari punoi si mësues, si mjek në Klinikën e Gjinekologjisë të Prishtinës ku e kreu edhe specializimin, më 1978 u zgjodh asistent i lëndës së Gjinekologjisë dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku edhe tash punon. Ka të botuara 20 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.