← Shfleto

Zyhdi Pepa

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në mars të vitit 1946 në Tiranë. Mësimet e para dhe Gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik-Dega Ekonomi agrare e kreu në ILB të Kamzës. Aty edhe diplomoi dhe në vitin 1994 mori gradën “Doktor i shkencave të ekonomisë”. Dr. Zyhdi Pepa në fillim punoi në Ekonomi Bujqësore të rrethit të Tiranës, në Komitetin Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit e pastaj u emërua pedagog i Ekonomisë Bujqësore në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, mandej zv. Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare dhe zv. Rektor i Universitetit Bujqësor në Tiranë. Dr. Z. Pepa ka qenë në detyra të larta shtetërore si zv. Kryetar i Komisionit të Këshillit Popullor të Rrethit të Tiranës, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe Ministër, zv. Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë. Është autor i një seri studimesh të ekonomisë bujqësore në revistat shkencore. Ka marrë pjesë në konferenca-simpoziume shkencore në vend.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.