Zyhdi Caslli
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Lindi më 1937 në Tiranë. Shkollën fillore të mesmen dhe Fakultetin e Inxhinierisë i kreu në vendlindje dhe diplomoi më 1960. Pas diplomimit Zyhdiu u emërua pedagog i lëndës Rezistenca e materialeve në Fakultetin e Inxhinierisë të Tiranës, ku punoi gjithë kohën, e ligjëroi edhe lëndët mekanika teknike dhe vizatimi teknik. Zyhdiu e përfundoi disertacionin me titull. ”MBI DISA PROBLEME TË PRODHIMIT DHE TË PRODHIMTARISË SË ÇELIKUT TË KONSTRUKCIONEVE DHE KRITERET E NDËRTIMIT TË NOMENKLATURËS OPTIMALE NË KUSHTET E VENDIT TONË” Dr. Zyhdi Caslli në këtë fushë ka kontribuar me dhjetra studime. Për këtë u dekorua me urdhrin “Naim Frashërit”. Ka qenë docent që nga viti 1982 kurse doktor u shpall pas vdekjes më 1995 në Tiranë. Dr. Z.Caslli ka të botuara 10 tekste universitare si dhe 6 monografi e shumë artikuj shkencorë. Dr. Zyhdi Caslli ka ligjëruar edhe në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në vitet 1971 –1975 lëndën Rezistenca e materialeve. Vdiq në Tiranë më 1990.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.