Zoja Halimi-Bujupi
Magjistër e shkencave të mjekësisë
Lindi në mars të vitit 1956 në Cërnicë të Gjilanit. Shkollën fillore, dhe të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakulteti e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Pulmologjisë në Zagreb, ku e kreu edhe specializimin në fushën e Pneumoftiziologjisë. Temën e magjistraturës e mori në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 2000 me temën: ”PROBLEMI DIAGNOSTIK I TUBERKULOZËS ME LOKALIZIMIN NË LOBET E POSHTME”. Mr. Zoja Halimi-Bujupi punon në Klinikën e Sëmundjeve të mushkërive në Prishtinë dhe është asistente e lëndës Mjekësia Interne në Degën e Pulmologjisë. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore me tema trajtimi nga pneumoftiziologjia. Ka të botuara 10 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.