← Shfleto

Zino Matothia

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në qershor të vitit 1939 në Vlorë, ku e kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Tiranë më 1962. Si mjek punoi në Kuçovë. Më 1980 u transferua në Tiranë e më 1984 e mori gradën “Doktor i shkencave Mjekësore”. Më 1991 Zinoa u shpërngul dhe shkoi në Izrael ku tash punon. Është anëtar i Shoqatës së Kirurgëve - specialist në Izrael. Atje jeton me familje.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.