← Shfleto

Zijadin Munishi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1941 në Gmincë të Kamenicës (Dardanë). Shkollën fillore e nisi në Tugjec dhe e kreu në Hogosht, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1966. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në janar të vitit 1979 me temën: ”E FOLMJA E GOLLAKUT TË KAMENICËS”. Mr. Zijadin Munishi në fillim punoi si mësues, si arsimtar i gjuhës shqipe në Koretin si edukator në Qendrën Krahinore për Punë Sociale në Prishtinë mandej si prof. i gjuhës shqipe në Gjimnaz, Normale dhe shkollën Ekonomike të Gjilanit, ku ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Në Entin e Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore KSA të Kosovës si lektor edhe drejtor i këtij Enti. Më 1976 zgjidhet ligjërues i lëndëve Kultura e të folurit dhe metodika e zhvillimit të të folurit në SHLP të Gjilanit, mandej në SHLP të Prishtinës ku ka ligjëruar gjuha e sotme shqipe I dhe metodikën e gjuhës shqipe. Ka qenë edhe drejtor i kësaj shkolle në Prishtinë. Ka të botuara 56 njësi bibliografike dhe 7 përkthime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.