Zija Lleshi
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi më 1938 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e SHMN-Dega Fizikë e kreu në Lubjanë. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega fizikë nukleare në Zagreb, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1974 me temën: ”SPEKTRI FOTONIK I ENERGJISË SË ULËT e gama TË SHPËRNDARJES SË Ba137”(kr). Mr. Zija Lleshi doktoroi në FSHMN në Prishtinë në mars të vitit 1981 me temën: ”INTERAKCIONI TENSORIAL TE SHPËRNDARJES PION 6 Li”(sr). Dr. Zija Lleshi specializoi në Pragë, kurse prej vitit 1972 është ligjërues i Fizikës I dhe II në Fakultetin Teknik të Prishtinës. Më vonë ka ligjëruar edhe mekanikën kuantike - në Degën e fizikës në FSHMN të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara disa punime shkencore. Aktualisht jeton jashtë Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.