Zija Keta
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në mars të vitit 1936 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i bëri në Universitetin e Varshavës (Poloni), ku diplomoi dhe u bë inxh. hidrogjeolog. Në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, doktoroi në vitit 1993 me temën: ” KUSHTET HIDROGJEOLOGJIKE, REGJIMI HIDRODINAMIK DHE REZERVAT E UJËRAVE NËNTOKËSORË NË PELLGUN KUATERNAR TË TIRANËS” Dr. Zija Keta ka punuar si inxh. hidrogjeolog në Ndërmarrjen hidrologjike të Tiranës dhe në Ndërmarrjen Gjeologji – Gjeodezi po aty. Dr. Z. Keta ka bërë hulumtime hidrogjeologjike në vise të ndryshme të Shqipërisë. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në raporte e në artikuj shkencorë dhe është bashkautor i një teksti universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.