← Shfleto

Zihni Buzo

Magjistër i shkencave teknike – inxhinierisë

Lindi më 1912 në Liezhë. Mësimet e para i mori në vendlindje në moshën 17 vjeçare u regjistrua në Kolegjin “Robet Colege” të Stambollit ku i kreu tre vjetët e parë, vitin e fundit e kreu në Kaliforni, specializimin dhe magjistrimin i kreu më 1935 në Universitetin e Harvardit në Kembrixh. Studimet për Urbanizëm dhe Planifikim i kreu në Universitetin e Sidneit në Australi më 1950. Gjatë Luftës Dytë Botërore Zihniu drejtoi një Shoqatë për Shpëtimin e Atdheut që kishte më tepër se 300 anëtarë. Zihni Buzo specializoi edhe në Harvard University në SHBA. Mr Z. Buzo punoi anë e kënd Botës. Së pari në Shqipëri si Inxh. i higjienës dhe i ujrave antimalarike, mandej prof. në Departamentin e inxhinierisë në Universitetin e Sidneit, punoi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë me seli në Gjenevë, punoi në 50 shtete të Botës. Mr Z. Buzo ishte kryetar i Komisionit të Diplomimit në “New England” në ARMIDALE. Kryetar i Institutit Mbretëror të politikave Ndërkombëtare. Qeveria e Australisë e dekoroi Z. Buzon me “Urdhrin për shërbime publike”. Z. Buzo e ka projektuar Hidrocentralin në ARMIDALE-Australi, ka qenë anëtar i Shoqatës së Inxhinierëve në Australi dhe SHBA. Vetëm një herë më 1965 e vizitoi Shqipërinë. Ndiente dashuri të madhe për Kosovën dhe popullin e saj dhe i ndihmoi Universitetit të Prishtinës. Mr. Zihni Buzo jeton në Australi. Këshilli i Institutit të Inxhinierisë i Australisë e ka shpërblyer me çmimin “Honorary Fellow”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.