← Shfleto

Zife Krosi

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi më 1951 në Paris, sepse Familja e sajë më 1949 ishte shpërngulur nga Gorica e Dibres në Paris. Zife Krosi e gjithë shkollimin prej ati fillestar e deri tek ai Universitar -Fakultetin e Mjekësisë i bëri në Paris më 1979. Pas një Kohe Prindërit e Zifes u shpërngulen për Amerikë, ku Zifja mbeti në Paris për tu shkollua kështu që në Paris i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe doktoroi në dhjetor të vitit 1989 me temën:” AIDS NË AFRIKËN QENDRORE”(fr). Më 1985 Zifja shoqëroi një grup gazetarësh për në Afrikë për tu njoftuar me sëmundjen AIDS. Dr. Zife Krosi ishte e vetmja femër (mjeke) që i vizitoi të sëmurët nga AIDS dhe Kjo u doktorua nga kjo lëmi. Dr. Z.Krosi e vazhdoi specializimin në Amerikë, dhe iu bashkua prindërve – familjes së babajt. Zifja atje punon në në dy spitale dhe si pedagoge përcillte praktikën e studentëve të mjekësisë aty ku jetonte edhe me familje.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.