Zhaneta Trojani-Zeka
Doktor e shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në mars të vitit 1951 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës –Dega Biologji e kreu në Tiranë më 1972. Pas diplomimit u emërua punonjëse në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Punoi si mësimdhënëse në shkolla të mesme në Prrenjas dhe në Pezë. Më 1980 u emërua punonjëse kërkimore – shkencore në Qendrën Kërkimore Biologjike, ishte në specializim në Romë, Firencë dhe Bari (Itali). Në periudhën 1983-1992 punoi për realizimin e doktoratës. Më 1994 doktoroi në Biologji në Komisionin e Lartë të Atestimit, mandej mori titullin shkencor “Mjeshtër kërkimesh”(Prof. i asocuar). Dr. Zhaneta ka qenë drejtuese e sektorëve Gjenetikës, Biokimi, Biofizikë dhe Biologji Molekulare. Ka marrë pjesë në projekte shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka të botuar disa punime shkencore. Mori pjesë në konferenca e simpoziume shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.