Zeqirja Neziri
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1952 në Lluçan të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen), Fakultetin Filologjik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Shkup. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1981 me temën: ” PËRSONAZHI I SKËNDERBEUT NË VEPRËN E ANDRIJA KACICIT-MIOSICA”(kr). Mr. Zeqirja Neziri doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në prill të vitit 1992 me temën: ” LIDHJA KULTURORE DHE RILINDJA E LETËRSISË KROATO-SHQIPTARE DERI ME 1912” (kr). Dr. Zeqirja Neziri prej vitit 1977 punon në Fakultetin e Filologjisë të Shkupit, së pari si asistent, ligjërues ku arriti deri te prof. ordinar i letërsisë gojore shqiptare dhe Historia e Letërsisë Shqiptare. Ka të botuara 130 punime shkencore-profesionale dhe 4 libra të ndryshme. Ka qenë edhe shef i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në këtë fakultet.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.