Zeqirja Idrizi
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi në mars të vitit 1959 në Gradec të Gostivarit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Gostivar, kurse Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin Fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1998 me temën: ”POZITA E SHQIPËTARVE NË MAQEDONI PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE”. Mr. Zeqirja Idrizi punoi si profesor i historisë në shkollat e mesme të Gostivarit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.