← Shfleto

Zeqirja Avdiu

Magjistër i shkencave të mjekësisë

Lindi në prill të vitit 1949 në Përlepnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Gjilan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Shkupit, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit në nëntor të vitit 1989 me temën:” EVOLUCIONI I REZULTATEVE TERAPEUTIKE TË TUMORIT TË ARRITUR ME TRETMANIN KIRURGJIK”(kr). Mr. Zeqirja Avdiu në fillim punoi si mjek në Gjilan, mandej kaloi me punë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës më 1989 së pari si asistent për lëndën e Otolaringologjisë. Specializimin e filloi në Prishtinë e vazhdoi në Shkup dhe e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit. Pas specializimit ligjëron Otolaringologjinë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku edhe sot punon. Mr. Z. Avdiu ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë e Jugosllavi. Ka të botuara 14 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.