← Shfleto

Zeqir Sadiku

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1942 në Gadime të Epërme të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik –Dega Gjuhë dhe Letërsi Ruse e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Beogradit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1972 me temën: ” ÇËSHTJA E TRANSPOZICIONIT TË FORMËS SË FOLJES RUSE NË SHQIPE”(sr). Mr. Zeqir Sadiku doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në nëntor të vitit 1977 me temën: ” FUNKCIONET DHE VEÇORITË SEMANTIKE TË TRAJTAVE GRAMATIKORE TË KOHËS SË SHKUAR TË GJUHËS SHQIPE”. Dr. Zeqir Sadiku së pari punoi si mësues e profesor i gjuhës ruse në Shkollën Normale të Ferizajt dhe në SHLP të Prizrenit si prof. i metodikës së gjuhës ruse dhe më 1972 u zgjodh ligjërues i gjuhës ruse në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, ku kishte qenë shef i Katedrës së gjuhës ruse dhe dekan i këtij fakulteti. Specializimin për gjuhë ruse e bëri në Leningrad. Ka të botuara tekste për shkolla të mesme të gjuhës ruse.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.