Zeqir Metaj
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1950 në Studenicë të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në Vrellë, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Istog. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në mars të vitit 1985 me temën: ”DRAMA E SOTME SHQIPE NË JUGOSLLAVI”. Mr. Zeqir Metaj punoi si prof. i gjuhës shqipe në Gjimnazin “XH. Doda” të Prishtinës. Ka të botuara disa punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.