← Shfleto

Zeqir Lika

Bashkëpunëtor i vjetër shkencor

Lindi në gusht të vitit 1921 në Shkodër. Shkollën fillore dhe Liceun i kreu në vendlindje. Studimet universitare i filloi në Fakultetin Ekonomik të Bolonjës dhe i përfundoi në Fakultetin e Punës në Institutin Ekonomik më 1949 në Moskë. Zeqir Lika së pari punoi në Komitetin e Partisë së Rrethit të Shkodrës, përfaqësues i Shqipërisë në Këshillin Ekonomik të Vendeve Socialiste në Moskë. Ka qenë zv. president i Komisionit të Planit të Shtetit dhe më pas dekan i Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit. Titullin Kandidat i Shkencave Ekonomike e mori më 1962, kurse titullin Bashkëpunëtor i vjetër shkencor e mori më 1972. Dr. Zeqir Lika është dalluar në veprimtarinë shkencore, si nismëtar i revistës “Ekonomia e planifikuar”. Ka qenë autor-bashkautor i disa teksteve universitare dhe i monografive. Për meritat e tij në punë janë akorduar: “Urdhri i Punës” i kl. I. urdhri “Flamuri i Kuq i Punës” kl. II. Ka edhe medaljet e “Kujtimit”, “Trimërisë” dhe “Çlirimit”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.