Zeqir Kadriu
Doktor i shkencave të filollogjisë
Lindi në janar të vitit 1956 në Shipkovicë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Tetovë. Fakultetin e Filologjisë e kreu në Tiranë. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Tiranë ku edhe doktoroi në prill të vitit 1999 me temën:”UNIVERSI POETIK I ABDYLAZIZ ISLAMIT”. Dr. Zeqir Kadriu është i angazhuar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.