← Shfleto

Zeni Ballazhi

Magjistër i artit – pikturës

Lindi në janar të vitit 1975 në Cërvicë të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Gjimnazin në Kërçovë. Studimet i vazhdoi në Akademinë e Arteve të bukura – arti vizual e kreu në Tiranë më 1998. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 2000 me temën:“ Pa titull“. Mr. Zeni Ballazhi ka specializua në Osllo të Norvegjisë. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive si në: Kërçovë, Dibër, Tetovë, Gostivar, Shkup, Tiranë, Tokio, Paris, Gjeorgji, Texsas e gjetkë, Mr. Zeni Ballazhi punon dhe vepron në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.