← Shfleto

Zeki Loxha

Magjistër i shkencave kimiko – teknologjike

Lindi më 1941 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Teknologjisë-Drejtimi i kimisë analitike e kreu në Tuzëll më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë-Drejtimi i Kimisë Inxhinierike në Zagreb, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1973 me temën: ”NDIKIMI I KARBONOFILIT DHE KOMPONENTËVE TË TJERA NË VETITË FIZIKO-KIMIKE TË THARTINËS SË BATERIVE”(kr). Mr. Zeki Loxha ka punuar në Fabrikën e Akumulatorëve “Trepça” të Mitrovicës, ku ka qenë edhe udhëheqës teknik. Ka ligjëruar në SHLT të Mitrovicës, më vonë edhe ligjërues në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës, ku ligjëroi kiminë analitike. Ka specializuar në SHBA. Ka të botuara disa punime shkencore si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.