Zejnullah Rrahmani
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1952 në Ballovc të Podujevës (Besianë). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Podujevë. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1976. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1984 me temën:”ROMANI “LUMI I VDEKUR” I JAKOV XOXES”. Mr. Zejnullah Rrahmani doktoroi në Fakultetin Filozofik në Prishtinë në dhjetor të vitit 1985 me temën:”TEKSTET SHQIPE TË TEORISË SË LETËRSISË”. Dr. Zejnullah Rrahmani në fillim punoi si profesor i gjuhës shqipe në Gjimnaz të Podujevës, mandej në Rubrikën e Kulturës në gazetën “Rilindja” e më vonë edhe redaktor i gazetës “Fjala”. Prej vitit 1977 punon në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë së pari si asistent i lëndës Teoria e letërsisë shqipe dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ishte edhe dekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 7 vepra, 3 të përkthyera dhe 8 artikuj e studime.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.