← Shfleto

Zejnelabedin Bahtiari

Efendiu Doktor i drejtësisë – islame

Lindi më 1836 në Prizren. Mësimet e para dhe të mesmet i bëri në vendlindje në Medresenë e Mehmet Pashës, kurse studimet i kreu në Universitetin Fatih-a në Stamboll me 1869, po aty magjistroi në vitin 1870. Pas katër vjetësh në të njëjtin fakultet edhe doktoroi më 1874 në lëmin e shkencave Juridike – Islame. Pra, Dr. Zejnelabedin efendiu është doktori i parë i shkencave juridike-islame që më parë magjistroi (Mukarrirr), ky më vonë mori gradën Akademik (Ruus) më 1898 në Perandorinë Osmane. Dr. Z. Bahtiari ka punuar si profesor në Universitetin Fatih-a të Stambollit. Ka qenë edhe kandidat për Shejh-ul-Islam në Perandorinë Osmane. Ka ligjëruar edhe në Akademinë Ushtarake të Egjiptit dhe të Sanliçeshmes. Ruus-Akademik Zejnelabedin Bahtiari, ka vizituar edhe Çaben që e kanë quajtur edhe haxhi Zejnelabedin efendiu. Ky vdiq në Stamboll më 1911. 1. Nehat Krasniqi-Orientalist, “Shqiptarët e dalluar në fushat e ndryshme të dijes” dorëshkrim.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.