Zef Toçi
Magjistër i artit figurativ
Lindi më 1941 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prizren. SHLP –Dega e Artit - e kreu në Prishtinë, kurse Akademinë e Arteve Aplikative e kreu në Bruksel më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve të Beogradit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”EKSPOZITA E PUNIMEVE INDIVIDUALE” (sr). Mr. Zef Toçi ka punuar si arsimtar e profesor i artit figurativ në Shkollën Normale dhe në atë Ekonomike të Prizrenit dhe ka organizuar ekspozita individuale në Prizren, Prishtinë, Danillovgrad, Bujë dhe në Bruksel.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.