← Shfleto

Zef Rakacolli

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1930 në Tiranë, shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin e shkencave agrare e kreu në Bukuresht më 1952. Dr. Zef Rakacolli ka punuar në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë – ka qenë drejtor i Drejtorisë së Ujërave. Është bashkëprojektues dhe drejtues i shumë veprave – kanale të ujitjes. Punoi në Sarandë si specialist i ujërave dhe si punonjës shkencor në Institutin e Studimit të Tokave. Ka të botuar një varg artikujsh në shtypin shkencor. Ka qenë përfaqësues i palës shqiptare në Komisionin e përhershëm shqiptaro-jugosllav për ujërat e përbashkëta.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.