← Shfleto

Zef Preçi

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në mars të vitit 1958 në Nenshat të Shkodrës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, shkollën e mesme ekonomike e kreu në Tiranë. Fakultetin e Ekonomisë Agrare e kreu në Universitetin Bujqësor të Kamzës më 1982. Me provime plotësuese përfundoi edhe fakultetin e dytë në Degën e Financave në Fakultetin Ekonomik të Tiranës më 1986. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1991 dhe mori gradën “Doktor i Shkencave Ekonomike”. Dr. Zef Preçi punoi si bashkëpunëtor shkencor dhe shef sektori në Institutin e Studimeve Ekonomike pranë Akademisë së Shkencave, në Bankën Tregtare Rurale të Shqipërisë. Më 1994 ka themeluar “Qendrën Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike”. Ishte drejtor ekzekutiv i saj. Ka qenë ministër i ekonomisë Publike dhe Privatizimit. U angazhua si konsulent në Republikën e Kosovës. Dr. Z. Preçi ka të përkthyer nga anglishtja më se 40 tituj librash. I ka trajtuar mëse 400 artikuj shkencorë dhe i ka botuar 11 artikuj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.