Zef Kakarriqi
Doktor i veterinarisë
Lindi në shkurt të vitit 1916 në Shkodër, mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje, studimet i kreu në Fakultetin e Veterinarisë në Universitetin e Milanos, që më 1941 u laurua me “Doktor i Mjekësisë Veterinare” me maksimumin e pikëve dhe me “lade”. Studimet pasuniversitare dhe specializimin për Mikrobiologji e Epizotologji Veterinare i bëri në Zagreb dhe Beograd e më 1947 e mbrojti disertacionin me temën: ” EPIZOOTOLOGJIA E TUBËRKULOZIT TË GJEDHET NË VENDIN TONË DHE SHËNDETËSIMI EKONOMIVE TË PREKURA NË SKEMËN E PËRSHPEJTUAR (gj). Dr. Zef Kakarriqi më 1961 u emrua pedagog i Katedrës në Fakultetin e Veterinarisë në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës. Ka qenë edhe drejtor i Institutit të Lartë të Veterinarisë të Shqipërisë. Një kohë Dr. Z. Kakarriqi punoi në Prishtinë, pastaj ishte punonjës shkencor në Laboratorin Bakterologjik-Veterinar të Tiranës. Dr. Z Kakarriqi pati veprimtari të veçantë në botimet shkencore. Më 1972 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vdiq në Tiranë më 1986.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.