← Shfleto

Zana Shita

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi më 1947 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e psikiatrisë së fëmijëve - në Zagreb, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1978 me temën: ”STUDIMI KRAHASUES I EKSPRESIONIT DRAMATIK TË FËMIJËVE TE TË DY MESEVE TË NDRYSHME KULTURO-SOCIALE ZAGREBIT DHE PRISHTINËS”(kr). Mr. Zana Shita doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit në prill të vitit 1982 me temën: ”STUDIM KOMPARATIV I SHPREHJES DRAMATIKE TE FËMIJËT E MOSHËS PARASHKOLLORE DHE SHKOLLORE”(kr). Dr. Zana Shita punën e filloi si mjeke-psikiatër e fëmijëve në Spitalin e Prishtinës. Specializimin e filloi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe e mbaroi në Klinikën Neuropsikiatrike-Psikiatrisë të Zagrebit. Mandej zgjidhet asistente e Neuropsikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku arriti deri te docente e kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 30 punime shkencore. Aktualisht jeton dhe punon në Ohajo (SHBA).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.