Zana Gjinali-Ibrani
Magjistër shkencash të filologjisë
Lindi më 1952 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze më 1976. Po në këtë Fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1985 me temën: ” FAN, S.NOLI PËRKTHYESI I PARË I POEZISË AMERIKANE NË GJUHËN SHQIPE”. Mr. Zana Gjinali Ibrani së pari u zgjodh asistente e letërsisë angleze në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Ka qenë në specializim të gjuhës në Angli dhe SHBA, tash është ligjëruese e letërsisë angleze në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Merret me përkthime prej anglishtes në shqipe dhe anasjelltas.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.