← Shfleto

Zana Gaçe

Magjistër e shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në shtator të vitit 1949 në Tiranë. Aty e kreu shkollimin fillor, të mesmin dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega e Kimisë industriale më 1972. Po në atë fakultet i kreu edhe studimet pasuniversitare të fushës të korozionit, magjistroi në qershor të vitit 1985 me temën: ”MBROJTJA KATODIKE E TUBACIONEVE NËNTOKËSORE TË NAFTËS E TË GAZIT ME ANODA GALVANIKE”. Mr. Zana Gaçe punoi si kimiste e më vonë asistent në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës. Ka 11 punime profesionale dhe 8 punime shkencore të botuara dhe 2 tekste universitare, ka marrë pjesë në 6 projekte. Mr. Z. Gaçe është anëtare e Kimisë Shqiptare, kryetare e Shoqatës Shqiptare të Korozionit dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Këshillin Ndërkombëtar të Korozionit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.