Zake Prelvukaj
Magjistër e artit – pikturës
Lindi në maj të vitit 1961 në Martinaj të Plavës. Shkollën fillore e nisi në Guci dhe e kreu në Prishtinë, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin e Arteve-Dega e Pikturës i kreu në Prishtinë më 1991. Në të njëjtin fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1997 me temën:”SPECIFIKA E SHPREHJES NË KRIJIMTARINË TIME”. Mr. Zake Prelvukaj së pari u zgjodh asistente e lëndës Piktura monumentale. Ishte ligjëruese, tash është docente e kësaj lënde në këtë fakultet. Mr. Zake Prelvukaj qysh herët është dalluar me talentin e saj për Pikturë dhe mu për atë filloi të merrej me ekspozita kolektive të studentëve të Akademisë së Arteve. Ekspozoi në shumë qytete të Kosovës dhe jashtë Kosovës. Ekspozoi në Prishtinë, Beograd, Zagreb, Lubjanë, Shkup. Tiranë, Grac. Ekspozita personale ka organizuar qysh prej vitit 1994 e këndej.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.