Zahir Istrefi
Magjistër i shkencave të pedagogjisë
Lindi më 1937 në Bajgorë të Shalës së Mitrovicës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Mitrovicë, kurse të mesmen (Normalen) e filloi në Mitrovicë dhe e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë - e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1980 me temën: ”DREJTIMET THEMELORE TË JETËS POLITIKO-SHOQËRORE DHE NDIKIMI I TYRE NË TRANSFORMIMIN E SISTEMIT TË ARSIMIT DHE EDUKIMIT”(kr). Mr. Zahir Istrefi së pari punoi si mësues në Bare të Shalës së Bajgorës, si prof. në Shkollën Normale të Mitrovicës e drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë të Mitrovicës. Inspektor i Shkollave të Mesme të rajonit të Mitrovicës, në Entin Krahinor për Arsim dhe Edukim në Prishtinë ku punoi deri në vdekje më 1990.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.