Ymer Merovci
Doktor i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi më 1929 në Dobërllukë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, Progjimnazin në Vushtrri, kurse Gjeodezinë e kreu në Gjakovë. FSHMN-Dega e Matematikës - e kreu në Sarajevë më 1960. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Matematikës në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1965 me temën: ”TOTALIZIMI”(kr). Mr. Ymer Merovci doktoroi në FSHMN të Prishtinës, në shkurt të vitit 1974 me temën: ”STABILITETI DHE SJELLJA ASIMPTOTIKE E ZGJEDHJEVE TË EKUACIONIT ( Py` ) ` +Py=0”(sr). Dr. Ymer Merovci në fillim punoi si teknik i Gjeodezisë, si mësimdhënës i matematikës në Vushtrri. Më 1960 zgjidhet asistent i matematikës në Katedrën e matematikës të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, mandej në FSHMN të Prishtinës arriti deri te prof. ordinar i Ekuacioneve diferenciale e parciale në këtë fakultet. Dr. Ymer Merovci është magjistri i parë i matematikës në Kosovë. Gjithë kohë punoi si pedagog i matematikës në FSHMN dhe në fakultete tjera të Prishtinës. Ka të botuara tekste shkollore të matematikës për të gjitha nivelet e shkollimit në Kosovë. Jeton në Prishtinë si pensionist.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.