← Shfleto

Ymer Mekaj

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në prill të vitit 1952 në Bogaj të Rugovës së Pejës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Haxhaj, të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Klinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1990 me temën: ”KONCENTRIMI I PROTEINËS C TE NJERËZIT E SHËNDOSH, TE TË SËMURIT ME GJENDJE TRAMBOFILIKE DHE ME MANGËSI TË KOMBINUARA TË FAKTORIT V DHE VIII TË KOAGULIMIT”(sr). Mr. Ymer Mekaj doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, në mars të vitit 1999 me temën: ”TRAMBOFILITË E SHKAKTUARA NGA DEFICITI I LINDUR I ANTITROMBINËS III, PROTEINËS C DHE PROTEINËS S”. Dr. Ymer Mekaj së pari punoi si mjek në Pejë, më 1982 kaloi në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës, ku më vonë u zgjodh asistent i fiziologjisë patologjike në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku tash është docent i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 21 punime shkencore, 1 tekst universitar dhe 1 tekst universitar të përkthyer nga serbishtja në shqipe.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.