← Shfleto

Ymer Jaka

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1937 në Tropojë. Shkollën fillore dhe Gjimnazin e ulët e kreu në vendlindje, kurse Normalen në Prishtinë (Gjenerata e parë). Fakultetin Filozofik-Dega e Romanistikës e kreu në Beograd më 1960. Studimet pasuniversitare i filloi në Beograd, kurse i kreu në Universitetin e Sorbonës në Francë. Doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 1977 me temën: ”SKENDERBEU NË LETËRSINË FRËNGE”. Dr. Ymer Jaka së pari punoi si mësimdhënës i gjuhës frenge në Deçan, prof. në Gjimnaz të Gjakovës e më 1963 filloi si bashkëpunëtor për Emisionin e kulturës në Radio Prishtinë, Kryeredaktor i Entit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Prishtinës. Ka qenë sekretar Krahinor për Arsim e Kulturë të Kosovës. Prej vitit 1970 punoi si prof. i letërsisë frënge në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe letërsi frënge të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar në këtë fakultet. Prej vitit 1983 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës si këshilltar shkencor. Ka të botuar më tepër se 50 punime profesionale, 3 libra, 10 përkthime letrare nga frëngjishtja në shqipe.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.