Ymer Havolli
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në prill të vitit 1955 në Llapashticë të Epërma të Podujevës (Besianë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Podujevë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”ZGJEDHJA E PËRSONELIT NË KUSHTET E MENAXHMENTIT BASHKËKOHOR”. Mr. Ymer Havolli doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në dhjetor të vitit 2001 me temën: ”MENAXHMENTI I RESURSEVE HUMANE NË NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME TË KOSOVËS. Dr. Ymer Havolli punoi në Minjerat Kishnicë e Novobrdë të kombinatit “Trepça”, mandej në Shkollën e Mesme Ekonomike, si dhe prof. në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës dhe në Institutin “Riinvest” si menaxher i projekteve dhe manaxhimit të hulumtimeve, përpunuimit me kompjuter i analizes së të dhenave. Ka të botuara disa tekste autoriale, punon në Ministrin e Planifikimit hapësinor si përkthyes administrativ.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.