← Shfleto

Ymer Halimi

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në nëntor të vitit 1948 në Kozhicë të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Hade, kurse Gjimnazin në Vushtrri. Fakultetin e FSHMN-Dega e Fizikës - e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Fizikës - në Zagreb, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1988 me temën: ”SHPËRNDARJA E IMPULSEVE TË ULTRAZËRIT NË SHPËRNDARËSET E RRADHITURA NË HAPËSIRË TË MJAFTUESHME TË SIPËRFAQES SË HAPËSIRËS”(kr). Mr. Ymer Halimi doktoroi në FSHMN në Prishtinë në tetor të vitit 1994 me temën: ”GJENDJA E POLARIZIMIT TË DRITËS MONOKROMATIKE PAS DËPËRTIMIT DHE REFLEKTIMIT NË SISTEM TË TRI PLLAKAVE PARALELE”. Dr. Ymer Halimi së pari punoi si prof. i fizikës në shkollë të mesme në Gllogoc e Vushtrri, në SHLT dhe në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës, kurse tash punon në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës si prof. inordinar i fizikës mjekësore me biofizikë. Ka të botuara 25 punime shkencore si autor-koautor dhe 7 dispenca për lëndën e fizikës dhe biofizikes për student të mjekësisë, ka qenë pjesëmarrës në luftën e UÇK-së dhe udhëheqës i kontrollit të logjistikës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.