← Shfleto

Ymer Elshani

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1948 në Korroticë të Poshtme të Gllogocit (Drenasit). Shkollën fillore e kreu në Kamaran, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1974. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në maj të vitit 1978 me temën: ”POEZIA SHQIPE PËR FËMIJË NË JUGOSLLAVI 1946-1976”. Mr. Ymer Elshani së pari punoi si mësues, e profesor i gjuhës shqipe në Qendrën Shkollore të Gllogocit, e prej aty kaloi përkthyes në Fabrikën e “Feronikelit” në Gllogoc. Mr. Y. Elshani ka të botuara 12 vëllime poezish për fëmijë. Më 1999 ushtria serbe në masakrën e Paklekut e likuidoi Ymerin me familje dhe e dogjën për t'i a humbur gjurmët krimit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.