← Shfleto

Ymer Dukagjini

Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë

Lindi më 1935 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje, Fakultetin e Stomatologjisë në Beograd me 1963. Po në këtë fakultet i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në shkurt të vitit 1979 me temën: ”ANALIZA KRAHASUESE E SISTEMIT OROFACIAL TË RINISË NË RRETHIN E PRISHTINËS”(sr). Mr. Ymer Dukagjini doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1988 me temën: ”KONTRIBUT NË STUDIMIN E PROBLEMIT TË DISTANCËS SË LIRË TË URËS SË POZICIONUAR TË POSHTME TË PROTEZËS SË DHËMBËVE”(sr). Dr. Ymer Dukagjini së pari punoi si stomatolog dhe drejtor i Ambulancës Stomatologjike në Prizren, kurse më 1977 u zgjodh asistent i Stomatologjisë protetike, e më vonë edhe ligjërues i kësaj lënde në Degën e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Dr. Ymer Dukagjini gjithë kohën punoi në vendlindjen të vet në Prizren deri në pension.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.