← Shfleto

Ymer Aliu

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në dhjetor të vitit 1954 në Preshevë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 2000 me temën:” TRAJTIMI KIRURGJIK I VENAVE TË ZGJËRUARA TE GJYMTYRËT E POSHTME ME METODËN PERKUTANE”(kr). Mr. Ymer Aliu doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shkurt të vitit 2005 me temën: ”REZULTATET E HERSHME TË KALOCISTEKTOMISË LAPARASKOPIKE NË MATERIALIN TONË”. Dr. Ymer Aliu së pari punoi si mjek në Spitalin e Prishtinës, më vonë u zgjodh asistent i kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Dr. Y. Aliu vazhdoi punën në Kliniken e Kirurgjisë në Prishtinë dhe pas pak formoi Qendren e Laparaskopisë me ndihmen e Komitetit Saudit Arab, ku edhe punon. Ka të botuara 12 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.