Ylvi Kollari
Doktor i artit muzikës
Lindi në qershor të vitit 1956 në Tiranë. Shkollën fillore, Liceun Artistik i kreu në vendlindje. Fakultetin – Institutin e Lartë të Arteve - Dega e muzikës e kreu në Tiranë më 1982. Ka doktoruar në Fakultetin e Muzikës në Tiranë në prill të vitit 1996 me temën:” KONCEPTI BASHKËKOHORË PËR ATA QË DUAN TA MËSOJNË INSTRUMENTIN E TROMBONIT”. Dr. Ylvi Kollari punoi si profesor i trombonit në Institutin e Lartë të Arteve të Tiranës si muzikant - tromboist, kurse tash jeton në Kanada.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.