← Shfleto

Ylljet Aliçkaj

Doktor i shkencave pedagogjike – didaktikës

Lindi më 1951 në Tiranë. Mësimet fillestare dhe të mesmet i bëri në vendlindje, Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë i kreu në Tiranë ku edhe u doktorua me temën:”?“ .Dr. Ylljet Aliçkaj në fillim punoi si mësues në fshatrat e zonës së Matit, prej vitit 1983 e deri më 1992 ishte redaktor i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, ku botoi disa tekste shkollore, kurse më 1997 ligjëron lëndën e Etnologjisë në Universitetin e Tiranës. Merret edhe me shkrime letrare kryesisht në prozë për të rritur dhe ka dy vepra të botuara. Dr. Y. Aliçkaj jeton dhe punon në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.