← Shfleto

Ylli Popa

Doktor i shkencave të mjekësisë – akademik

Lindi në janar të vitit 1930 në Elbasan, Mësimet e para dhe Shkollën Normale i kreu në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Institutin Farmaceutik të Bukureshtit (Rumani) më 1954. Pas diplomimit u kthye në atdhe dhe u emrua pedagog i biokimisë ( Terapisë spitalore) në Tiranë. Më 1958 shkoi në studime për doktoraturë. Doktoroi më 1961 në Fakultetin e Mjekësisë të Moskës me temën: ”VEPRIMI I ACIDIT NIKOTINIK NË ARTEROSKLEROZËN E KORONAREVE”(ru). Njëkohësisht specializoi Kardiologjinë. Më 1967 u emrua shef i Katedre të terapisë spitalore, më 1971 mori titullin “Docent” mandej “Profesor”, kurse më 1987 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, por që nga viti 1997 ka qenë edhe kryetar i saj. Dr. Ylli Popa e përfaqësoi denjësisht Kardiologjinë Shqiptare në konferencasimpoziume në vend dhe jashtë në shumë vende të Evropës dhe të Botës. U zgjodh kryetar i Shqipërisë në Unionin Mjekësor Ballkanik. Ishte deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, ka të botuara tekste universitare dhe punime shkencore në vend dhe jashtë. Ka marrë dekorata për shërbim në shkencë dhe popull.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.