Ylli Kolonja
Doktor i gjeodezisë (topografisë)
Lindi në gusht të vitit 1937 në Gjirokastër. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit-Dega e Gjeodezisë e kreu në Tiranë më 1962 pas një përvoje të gjatë në punë doktoroi po në këtë fakultet të Tiranës në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”?”. Dr. Ylli Kolonja së pari punoi si specialist në Poloçan, Gramsh e Berat, ishte shef i Sektorit Topografik. Specializoi në studimet pasuniversitare më “Politecnio di Torino” në Itali. Ka qenë zëvendësdekan i Fakultetit të Inxh. së Ndërtimit të Universitetit të Tiranës. Ka të botuara 5 tekste universitare. “Kandidat i shkencave” u bë më 1995 dhe iu konvertuan gradat “Doktor i shkencave” dhe “Profesor i asocuar”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.