← Shfleto

Ylli Biçoku

Doktor i shkencave të bujqësisë – zooteknikës

Lindi më 1956 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Diplomoi në Zooteknikë në Institutin e Lartë të Bujqësisë në Kamëz më 1981. Së pari filloi të punonte në Kooperativën Bujqësore të Laçit, e prej vitit 1990 ishte Zooteknik në Ndërmarrjen Bujqësore të Tiranës, mandej në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit - së pari si drejtues i prodhimit e më vonë edhe drejtor i përgjithshëm. Më 1995 mori “Gradën Doktor i Shkencave” e më vonë prof. i asocuar. Dr. Y. Biçoku ishte konsulent ndërkombëtar dhe përfaqësues i Shqipërisë në Federatën Evropiane të Zooteknikëve, anëtar i Këshillit Shkencor të Universitetit Bujqësor të Tiranës si dhe sekretar i Komisionit Qendror të Përmirësimit Racor në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë. Ka të publikuara disa punime shkencore në fushën e Zooteknikës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.