← Shfleto

Xhevdet Xhafa

Magjistër i artit figurativ

Lindi më 1935 në Pejë. Shkollën fillore dhe Shkollën e mesme (të Artit) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Artit Figurativ e kreu në Lubjanë më 1969. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Lubjanë në qershor të vitit 1971 me temën:”GRAFIKA BASHKËKOHORE”(sl). Mr. Xhevdet Xhafa së pari punoi, si mësimdhënës në Shkollën e mesme të Artit të Pejës, mandej në SHLP-Dega e Artit Figurativ në Prishtinë, e që nga viti 1972 punon në Fakultetin e Arteve të Prishtinës së pari si mësimdhënës i Grafikës, ku arriti deri te prof. ordinar i Grafikës në këtë fakultet të Prishtinës, ku punoi deri në pension. Mr. Xh. Xhafa ka organizuar ekspozita personale në vend dhe jashtë Kosovës - në Francë, Itali, Austri, SHBA e tj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.