Xhevdet Pula
Doktor i shkencave kimiko – teknologjike
Lindi më 1924 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e SHMN-Dega e Kimisë e kreu në Beograd më 1954. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1975 me temën: ” PREGATITJA DHE KONTROLLIMI I UJËRAVE TEKNIKE PROBLEMI DHE MUNDËSIA E ZGJEDHJES SË ASAJ ÇËSHTJE”(kr). Mr. Xhevdet Pula doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në shkurt vitit 1979 me temën: ”PËRGATITJA DHE KONTROLLIMI I UJËRAVE TË REPARTEVE TË KSA TË KOSOVËS”(kr). Dr. Xhevdet Pula ka qenë prof, i Kimisë në Gjimnaz të Mitrovicës, ku ishte edhe drejtor i këtij Gjimnazi. Ka ligjëruar në Shkollën Teknike të Mitrovicë, në SHLP të Prishtinës. Drejtor i industrisë Kimike të Obiliqit dhe ligjërues i Teknologjisë në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ka qenë në specializim në SHBA. Ka të botuara tekste për shkolla të mesme dhe universitare dhe disa punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.