Xhevdet Kalludra
Magjistër i shkencave të teknologjisë
Lindi në prill të vitit 1939 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Tuzëll më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1976 me temën: ”BILANCI MATERIALO-TEKNIK I ELEKTROLIZËS SË ZINKUT “TREPÇA”(kr). Mr. Xhevdet Kalludra punoi si inxh. në Kombinatin “Trepça” në Mitrovicë ku ka qenë edhe drejtor i disa reparteve dhe bashkëpunëtor në SHLT të Mitrovicë, mandej në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë për lëndën Operacionet teknologjike, ka ligjëruar edhe Teorinë e proceseve hidrometalurgjike në këtë fakultet në Mitrovicë. Ka të botuara 5 punime shkencore dhe 25 profesionale si autor-koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.