Xhevat Syla
Magjistër i shkencave të filolgjisë
Lindi më 1956 në Istog (Burim). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në maj të vitit 1998 me temën: ”KRIJIMTARIJA LETRARE E VEHBI KIKAJT”. Mr. Xhevat Syla një kohë ishte redaktor i gazetës “Bota e Re” në Prishtinë, kurse tash është redaktor në Redaksinë e Librit Shkollor në Prishtinë. Merret edhe me shkrime poezish për fëmijë dhe për të rritur dhe studime letrare. Ka të botuara 4 punime profesionale 2 tekste për fillore dhe 2 për shkolla të mesme dhe 11 libra të ndryshme (8 si autor dhe 3 si koautor).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.