← Shfleto

Xhevat Shima

Doktor i shkencave të agronomisë

Lindi më 1942 në Shkodër. Mësimet e para dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Studimet për Agronomi i bëri në ILB të Kamzës në vitin 1968. Së pari punoi si asistent e mandej edhe profesor i lëndës seleksionimi i bimëve. E më 1979 emërohet drejtor i Institutit. Ka qenë edhe Drejtor i Entit Shtetëror të Fermave. Xhevat Shima i ka të gjithë titujt shkencorë dhe së fundmi titullin “Profesor Ordinar” më (1999) si dhe i ka 6 tekste (libra) dhe më se 90 artikuj shkencorë të botuar. E ka “Çmimin e Republikës” të klasit III. dhe Urdhrin “Punëtor të shquar në Ekonominë Bujqësore “ të kl. I. Dhe më në fund, është “Qytetar nderi” në SHBA.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.